"Mbyllni derë shkolle, hapni derë burgu", nxënësit e "Mehmet Akif" protestë kundër mbylljes së shkollës
Prej 5 ditësh nxënësit e shkollës Mehmet Akif nuk janë ulur në bankat e klasës, për shkak se qeveria vendosi tu mbyllë shkollën në nisje të vitit
Për të kundërshtuar vendimin, së bashku me prindërit paraditen e kësaj të hëne protestuan para Ministrisë së Arsimit, ku me pankarta në duar dhe me brohoritje kërkuan të mos u ndalet e drejta për arsim.
Thirrjet para institucionit që ka detyrë monitorimin e mësimdhënies nuk hapën asnjë derë, ndaj dhe marshuar drejt kryeministrisë.
“Mbyll një derë shkolle, hap një derë burgu’ , ‘Po godisni brezin e ardhshëm’, ishin disa prej pankartave të nxënësve ndërsa zërin e çuan në derën e kreut të qeverisë.
Në shesh zbritën medaljet e marra, duke kërkuar tu jepet zgjidhje për rrugën drejt dijes.
"S'po na lini të marrim dije. Z. kryeministër, shikoni sa nxënës keni larguar nga bangat e dijes. Sot kuptova se ccdo të thotë të të proshin ëndrrat, sepse ju sapo e bëtë atë," tha nje prej tyre.
"Ne nuk do të largohemi nga shkolla jonë.
Mbyllni derë shkolle, hapni derë burgu," ishin disa nga sloganet e tyre.
Në përgjigje të tyre ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili përmes Twiterit u shfajësua për situatën duke shtuar se protesta duhet të jetë në derën e pronarëve të shkollës që sipas tij shitën ndërtesën dhe u vendosën në një tjetër ambient pa marrë leje.

