Foshnja 4 muajshe e intubuar e me shenja dhune në trup, babai shqiptar dhe e ëma merren në pyetje

Foshnja 4 muajshe është dërguar në gjëndje kritike në spitalin e fëmijëve në “Agia Sophia”.  Dyshohet se fëmija është dhunuar nga i ati 20 vjeçar shqiptar i cili është arrestuar dhe po mbahet në departamentin e policisë në Messiania.

Priten që ai dhe mamaja e fëmijës të merren në pyetje sot në zyrën e prokurorisë.

Ngjarja është shënuar të shtunën pasdite (24 shtator 2022) kur dy prindërit që jetonin në fshatin Trifylia shkuan në spital pasi fëmija kishte konvulsione, dridhje të pakontrolluara të trupit. Menjëherë ai u dërgua në spitalin Kalamata.

Doktorët urdhëruan intibumin e fëmijës dhe dërguan në një spital më të specializuar.

Analizat dhe një skanim CT treguan se foshnja ka lëndime të rënda në kokë dhe tru dhe mavijosje në të gjithë trupin.