Sekuestro e Ora dhe Ora News në Strasburg, Daci: Fatkeqësi që Shqipëria të paguajë kaq shumë para për tekat e një gjeli në mullar të plehut

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, avokati Jordan Daci tha se çështjen e sekuestros së dy televizioneve Ora dhe Ora News do ta ndjekë deri në Strasburg.

Ai nënvizoi se është fatkeqësi që shteti shqiptar do të duhet të paguajë kaq shumë para për tekat e një gjeli në mullar të plehut.

Daci: Me shtetin shqiptar fitohet shumë lehtë, shteti shqiptar e bën mullar dhe pastaj kthehet: U ça bëmë?! Është praktikisht i paaftë, si qytetar më vjen keq. Arbitrazhi është gjysma e medaljes, janë interesat e zonjës Ndroqi që është shtetase e huaj. Pjesa e dytë është Republika e Shqipërisë dëmshpërblim që do fillojë këtu dhe do përfundojë në Strasburg.

Përveç dëmit do kërkojmë dhe cënimin e imazhit jo vetëm të zotit Ndroqi  por dhe të një markë tregtare më e forta në tregun mediatik të Shqipërisë e cila vlen si markë disa dhjetëra milionë dollarë. Shifra e Arbitrazhit më duket e vogël në raport me shifrën që do dalë nga procesi tjetër dhe kur ti mbledhim të dyja është një fatkeqësi që ky vend për tekat e një gjeli në mullar të plehut të paguajë kaq shumë para. Është një pagesë që do ta paguajmë të gjithë.