Shembet mbikalimi i këmbësorëve në Sukth, e mori para kamioni

Mbikalimi i këmbësorëve në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Sukthit u shemb pasi një kamion u përplas me strukturën.

Ngjarja sipas policisë u shënua në orët e para të mëngjesit, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe kamioni është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.

Për pasojë të aksidentit, një person që udhëtonte si pasagjer në kamion mbeti i plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth,  shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin  mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve," njoftoi policia.

Aktualisht qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.