Shakira në krizë për shkak të ndarjes nga Pique, flet për herë të parë publikisht

Këngëtarja kolumbiane Shakira flet për hërë të parë publikisht për divorcin nga Gerard Pique pas më shumë se 10 viteve histori me mbrojtësin e Barcelonës me të cilin ka edhe dy djem. Në një intervistë të gjatë për revistën “Elle”, biondja 45-vjeçare e pranon se kjo është periudha më e errët e jetës së saj dhe thekson se gaboi që e vendosi karrierën në plan të dytë gjatë dekadës së fundit.

Shakira në krizë për shkak të ndarjes nga Pique, flet

“Është hera e parë që flas në një intervistë për lidhjen time tashmë të përfunduar. Kam qëndruar e qetë dhe ta kaloj me këtë qetësi gjithë procesin. E kam shumë të vështirë të flas sepse nuk ka përfunduar dhe unë jam një njeri ndaj të cilit janë drejtuar të gjithë sytë. Ndarja jonë nuk është një ndarje normale.

Nuk ka qenë e lehtë jo vetëm për mua por edhe për fëmijët. Shumë e vështirë. Prioriteti im në jetë është të mbroj djemtë por ata kanë dëgjuar gjëra në shkollë e kanë lexuar versione të ndryshme në internet dhe kjo është shumë e dëmshme. Ndonjëherë më duket sikur kjo është një ëndërr e keqe dhe do të më dalë gjumi në një moment.

Periudha më e errët e jetës time. Sido që të kenë shkuar gjërat me Pique, ai mbetet babai i fëmijëve të mi. Jam e sigurt se do të gjejmë zgjedhjen e duhur për fëmijët tanë. Gerard si futbollist duhej të luante dhe të ishte i përqëndruar edhe te futbolli e në këtë mes dikush duhej të sakrifikonte. E braktisa karrierën dhe erdha në Spanjë të mbështesja atë në mënyrë që të luante futboll e të fitonte tituj. Ai ishte një vendim në shenjë akti dashurie”.