Ylli i PSG akuzohet se theu këmbët e shoqes së skuadrës. Policia e bën zbulimin nga…google

Një ngjarje shokuese ka tronditur futbollin francez të femrave pasi ish-lojtarja e PSG, Aminata Diallo ka edhe një anë të errët, atë të frikshmen që policia e ka zbuluar. Ajo ka kërkuar në google si të thyejë gjunjët e një njeriu ndërsa në celularin e saj janë gjetur edhe të dhëna të tjera kompromentuese.

Policia mësyu në banesën e ish-yllit të futbollit pas një akuze për sulm fizik. Bëhet fjalë për ish-kolegen e saj te PSG, Kheira Hamraoui  e cila u dhunua nga dy njerëz të maskuar nëntorin e kaluar, duke pësuar dëmtime të rënda në gju. Policia ka dalë në përfundimin se kërkimin në google, Diallo e ka bërë pak ditë përpara sulmit ndaj koleges së saj te skuadra pariziene.

Ylli i PSG akuzohet se theu këmbët e shoqes së skuadrës.

Ngjarja ndodhi në datën 4 nëntor teksa Hamaroui po udhëtonte në makinë me Diallo teksa dy persona e nxorrën me dhunë dhe e goditën në gju duke i shkaktuar fraktura të rënda.

Ylli i PSG akuzohet se theu këmbët e shoqes së skuadrës.

Një provë tjetër është një mesazh ku Diallo u uron të gjitha shoqeve të skuadrës shumë dhimbje, ndërsa policia thekson në raport se Diallo ka probleme të theksuara psikologjike. Momentalisht, Diallo po mbahet në araburgim por ajo nuk ka pranuar asnjë akuzë. Ajo ka dalë prej pak ditësh nga burgu pasi u hetua për një tjetër ngjarje të dhunshme për të cilën provat u konsideruan të pamjaftueshme.