Pronat e paluajtshme të Lionel Messit në disa nga destinacionet më të shtrenjta të planetit
Pasuria e tij është diçka më shumë se 600 milionë euro por ajo që bie në sy është investimi që ka bërë në prona të paluajtshme. Po flasim për Lionel Messin që ka blerë shtëpi apo vila në disa nga destinacionet më luksoze dhe të shtrenjta të planetit.
Aktualisht, ai jeton në banesa, vlera e të cilave e kombinuar shkon deri në 30 milionë euro. Momentalisht ai jeton në një vilë në Paris për të cilën paguan diçka më shumë se 20 miljë euro në muaj, ndërsa ka vila luksoze në Barcelonë, Ibiza dhe Milami ku shkon shpesh herë pa llogaritur edhe shtëpinë e tij në Rosario, qyteti ku ka lindur dhe ku dëshiron të kthehet në fund të karrierës.

Në Barcelonë, ai ka një vilë në lagjen luksoze të Castelldefels. Bëhet fjalë për një zonë ku nuk fluturojnë aeroplanë dhe ka një pamje fantastike e ndodhet vetëm 15 km nga stadiumi.


Në Miami, ai ka në pronësi një apartament me vlerë 6 milionë dollarë në Sunny Isles Beach. Ai shkon shpesh herë në Florida madje në shumë raste është përfolur edhe për një transferim të mundshëm të tij te skuadra e David Beckham, Inter Miami. Bëhet fjalë për një apartament me pamje 360 gradë dhe me një kantinë vere.


Në Ibiza, vila e blerë për rreth 12 milionë euro ka disa probleme të vogla në lidhje me legalizimin e shtesave që ka bërë pronari i mëparshëm. Po në Ibiza ai ka blerë edhe një hotel të quajtur “MiM”.

Në Rosario, ka blerë një vilë të quajtur “Kështjella” me vlerë 4 milionë euro. Një sipërfaqe me hapësirë të madhe ndërsa ka në brendësi një kinema dhe një palestër. Vila ka mbi 20 dhoma.


