Kampioni i botës në shah tërhiqet në mënyrë misterioze nga përballja me mjeshtrin e madh
Kampioni i botës në shah, Magnus Carlsen i shtoi librit të sjelljeve të tij të çuditshme një tjetër episod interesant që u regjistrua në një përballje online mes tij dhe mjeshtrit të madh Hans Niemann.
Të hënën, ndërsa përballja për turneun “Julius Baer Generation Cup” nisi normalisht, Carlsen fiku kompjuterin dhe u largua në mënyrë të çuditshme duke lënë në mes duelin. Komentatorja e përballjes, Tania Sachdev me jo pak siklet deklaroi:
“Do të përpiqemi të marrim informacion në lidhje me këtë gjë. Magnus Carlsen sapo dha dorëheqjen, u ngrit dhe u largua, fiku kamerën dhe kjo është gjithçka dimë deri tani”.
CNN kontaktoi anëtarë të stafit të shahistit por nuk mori një përgjigje. Kjo nuk është hera e parë që norvegjezi sillet çuditshëm, duke na kujtuar kampionin amerikan Bobby Fisher.
“Nëse flas jam në telashe”, shkruajti pak orë më vonë në Twitter kampioni i botës, duke cituar Jose Mourinhon. Në fillim të shtatorit ai u tërhoq edhe nga “Sinquefield Cup” në Saint Louis pasi humbi një lojë.
Another shocker as @MagnusCarlsen simply resigns on move 2 vs. @HansMokeNiemann! https://t.co/2fpx8lplTI#ChessChamps #JuliusBaerGenerationCup pic.twitter.com/5PO7kdZFOZ
— chess24.com (@chess24com) September 19, 2022
