Ante Rebic, futbollisti me zemër të madhe që ka ndihmuar mijëra kroatë

Ante Rebic, një patriot i vërtetë jo vetëm kur luan futboll por edhe me gjestet konkrete në jetën e përditshme. Sulmuesi kroat i Milanit është një nga lojtarët më të dashur prej tifozerisë në vendin ballkanik dhe për këtë ka shumë arsye.

Në vitin 2014 kur ai ishte pjesë e Leipzig, pagoi kreditë e 500 familjeve në vendlindjen e tij në Imotski pasi ata nuk mundeshin të shlyenin bankat. Një gjest i madh që njerëzit nuk e harruan asnjëherë por nuk përfundon me kaq.

Në shkurtin e vitit 2019 kontribuoi me donacion për ndërtimin e një strukture për të miturit ku janë punësuar 66 persona dhe janë regjistruar 220 fëmijë me autizëm. Ai ka paguar gjithashtu kurimin e plotë të një fëmije 2-vjeçar me leuçemi në SHBA. Jo rastësisht. Ante Rebic është një kampion në Kroaci.