Real Madrid rrezikon përjashtimin nga UEFA Champions League ku mban rekordin me 14 trofe
Në të ardhmen dhe ndoshta që prej sezonit të ardhshëm, Champions League mund të humbasë skuadrën që e ka bërë këtë komepticion edhe më të rëndësishëm.
Është ironike por deri diku një hipiotezë që gjen vend edhe pse e shkruar nga një e përditshme si “Mundodeportivo” me theks katalan. Real Madrid mund të përjashtohet nga ky kompeticion nëse humbet gjyqin që ka në Luksemburg me UEFA-n në lidhje me idenë e projektit të Superligës së Europës që bie ndesh me axhendën e institucionit më të rëndësishëm të futbollit europian.
Sipas gazetës në fjalë, madrilenët vazhdojnë të promovojnë projektin që sipas tyre do të sjellë më shumë të ardhura dhe do të ulë vlerat e UEFA Champions League pasi bëhet fjalë për një kompeticion luksi, i ngjashëm me formatet amerikane ku ka më shumë të ardhura. Real Madrid ka rreth 780 milionë euro borxhe dhe ideja për krijimin e Superligës do ta lehtësionte shumë barrën financiare mbi klubin mbretëror.
