Franca u dorëzohet tekave të Mbappe. Sulmuesi nuk merr pjesë në fotot zyrtare

Kylian Mbappe fiton. Ylli i PSG nuk pranoi të merrte pjesë në foton zyrtare të kombëtares kampione bote dhe e ka fituar këtë betejë.

Mbappe kërkon që imazhi i tij të mos shfrytëzohet për reklama produktesh jo të shëndetshme dhe me vendimin e Francës për ta pranuar kërkesën e tij, influenca e Mbappe zgjerohet përtej PSG-së ku ai ka marrë edhe rolin e drejtuesit të klubit francez. 

Në konferencën e muajit qershor ai tha: "Kam të drejtë të di se me çfarë produktesh lidhet emri im". 

Në atë kohë, presidenti i federatës e shtyu vendimin për në janar por mesa duket, Mbappe nuk ka pranuar të bëhet pjesë e fotove zyrtare që u realizuan pa praninë e tij. Federata nga ana e saj ka bërë me dije se pretendimet e lojtarëve në këtë aspekt do të konsiderohen të ligjshme".