Cara në gjendje të mirë pas goditjes së shëmtuar, Kukësi rrezikon shumë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2022, 11:39
Gjendja e sulmuesit është normalizuar dhe ai do të zbresë në fushë për seancat stërvitore pas 4 apo 5 ditësh. Tedi Cara siguron se është në gjendje të mirë pas shishes së përplasur në fytyrën e tij në momentin e festës në “Kukësi Arena”.
Mjekët konstatuan të çara shqetësuese në pjesët rreth syrit duke i bërë 7 qepje ndërsa lojtari iu bashkua skuadrës dhe udhëtoi me të kuqtë pas ndeshjes. Përsa i përket Kukësit, klubi e dënoi ngjarjen e shëmtuar në minutën e 14 por sipas të gjitha gjasave do të mbyllë dyert e stadiumit për të paktën 4 javë.
Vendimin do ta marrë pas pak ditësh Komisioni i Disiplinës në FSHF, ndërsa trajneri Dobi duhet të bëjë llogaritë ndryshe pasi nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve në të paktën 3 ndeshje të Superiores.

