Lukaku gati për Interin, shtatlarti zikaltër shënjestron Romën

Lajme të mira në horizont për Interin dhe trajnerin Inzaghi që ka nevojë për golat e skuadrës dhe rikthimi i Romelu Lukakut në fillim të tetorit i shton një lojtar me shumë peshë në repartin e avancuar.

Numri 90 i dëmtuar pak javë më parë ka nisur stërvitjen i diferencuar dhe do të rikthehet në fushë për të fshirë zhgënjimin e këtij fillim-sezoni ku ka shënuar vetëm 1 gol, në javën e parë të Serie A.

Inzaghi shpresonte që ta kishte në dispozicion që prej ditës së parë dhe deri më sot për ta sjellë në formën optimale pas shumë muajve të vuajtur te Chelsea, por gjigandi i sulmit ka humbur më shumë se 5 javë dhe tashmë duhet të riniset nga zero.

Objektivi i tij dhe trajnerit është rikthimi që nga minuta e parë kundër Romës por mundësitë më të mëdha janë që ai ta nisë nga stoli sfidën me verdhekuqtë e Jose Mourinhos.