Bashkia çan rrugët/Aksi Qafë-Plloçë-Pogradec në gjendje të amortizuar, shqetësim për shoferët
Aksi rrugor Qafë Ploçë-Pogradec është degraduar tërësisht në të gjithë gjatësinë e saj. Si shkak kryesor është bërë mungesa e investimeve për mirëmbajtjen e tij, por edhe një ndërhyrje e pakujdesshme e Bashkisë së Pogradecit në rrjetin e ujërave të zeza, ndërhyrje kjo që ka dëmtuar rëndë asfaltin.
Ky është aksi rrugor nga Qafë Plloça në hyrje të Pogradecit.
Një proejekt i Bashkisë për rehabilitimin e kanalizimeevetë ujërave të zeza për njësinë adiminstrative Buçimas dëmtoi në masë një pjesë të aksit nacional.
Asfalti është çarë në disa pjesë, ndërsa ai është kthyer në një shqetësim për ata që e përdorin rrugën.
"Rruga është shumë keq."
"Firma që e ka bërë duhet ta rregullojë, me këtë çakull nuk ecim dot në këmbë jo me mjete. Detyrohemi të dalim në xhade, burim aksidentesh është. Duhet të përgjigjet firma për këtë."
Ekspertët thonë se situata është alarmante, ndërsa bëjnë thirrje për ndërhhyrje.
"Ky segment rrugor i vogël është me probleme shumë të mëdha.Është një segment rrugor pa bankina të shtruara, jo i përmasave që duhet të plotësonte kushtet për komunitetin."
Segmenti rrugor gjatë gjithë gjatësisë së tij nuk ka as mbikalime për këmbësorët, ndërsa kryqëzimet nuk janë të pajisura me sinjalistikën përkatëse.

