Përkthim i gabuar? Krasniqi: Njerëzit e letrave, artit dhe shkencës do të marrin urdhrin 'lis'
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2022, 17:00
Politologu Afrim Krasniqi shkruan në Facebook se dekoratat janë e drejtë klasike kushtetuese e Presidentit ndërsa ligji i ri i jep Kryeministrit kontroll mbi to.
Ai shton se njerëzit e letrave dhe artit e shkencës marrin urdhrin 'lis', komandar e kalorës, çka dyshon se është një përkthim i gabuar.
Krasniqi: Nisma - dekoratat janë e drejtë klasike kushtetuese e Presidentit, ligji i ri i jep KM kontroll mbi to & bën plan vjetor & ka emërtime të reja. Interesante, njerëzit e letrave & artit & shkencës marrin urdhrin 'lis', komandar e kalorës! Ngaqë letra vjen nga druri? Perkthim / imitim i gabuar apo frymëzim vere? Edhe kjo me siguri quhet reformë..!

