Jeton Lami kërkon lirinë, Apeli e refuzon. Avokatët kërkojnë ekspertizë pamjeve filmike të lëvizjeve të Ervis Martinaj
Në Gjykatën e Apelit mbahet sot seanca për vlerësimin e masës së sigurisë së Jeton Lamit, ish agjentit të skuadrës së kërkimit “Fast”.
Lami nuk është paraqitur por në seancë kanë qenë 2 avokatët e tij. Ata kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e tij pasi pretendojnë se nuk kanë lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohen.
"Nga informacionet që kam avokatët pretendojnë se nuk vërtetohet nga policia as prokuroria që Jeton Lami e ka shoqëruar deri në momentet e fundit Ervis Martinaj dhe kërkojnë bërjen e një ekspertize të pamjeve filmike për të vërtetuar nëse është i njëjti person apo jo" informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.
Pasi dëgjoi argumentet gjyqtarja e Apelit Tiranë e përbërë nga relatore Edlira Petri vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”
Jeton Lami u arrestuar për shpërdorim detyre duke u akuzuar se ka ndihmuar Ervis Martinajn të lëvizte gjatë kohës që ishte në kërkim. Ndërkohë që të dielën, e 18 shatorit u transportua nga Burgu i Shën Kollit në Lezhë, drejt burgut 302 në kryeqytet.
Jeton Lami u arrestua me 24 gusht 2022, ndërkohë që çështja e zhdukjes së Ervis Martinaj dhe përfshirja e ish efektivit të operacionales Jeton Lami është kërkuar të hetohet nga SPAK.
Krerët e policisë duket se janë të bindur në detaje të ngjarjeve, duke pretenduar edhe zhvendosjen e dosjes nga Kurbini në strukturën e posaçme.
Një muaj nga zhdukja e mistershme e Ervis Martianj ende prokuroria dhe policia nuk kanë asnjë variant për këtë ngjarje.
