Sulmet kibernetike, Yuri Kim: Ka persona që tentojnë të minojnë demokracinë
Ambasadorja e SHBA Juri Kim ka shprehur shqetësim për sulmet kibernetike që janë bërë së fundmi në shqipëri, duke thënë se kjo minon demokracinë. Ajo u shpreh se në këtë luftë për sigurinë e të dhënave, shqiëpria ka pranë SHBA.
Cënim të demokracisë në vend e konsideron ambasadorja Yuri Kim sulmin kibernetik në Shqipëri.
Në konferencën për programin Smart Cities, ambasadoria theksoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të jenë në krah të shteteve të sulmuara duke dhënë ndihmën e tyre.
"SHBA janë këtu për të ndihmuar dhe na pëlqen të jemi këtu për të ndihmuar. Kjo konferencë është një nga mënyrat. Jam krenare që kemi ndihmuar me masat e sigurisë kibernetike dhe popullit shqiptar. Në SHBA po punojnë me aleatët se si të mbrojmë nga keqdashësit e teknologjive të reja.
E dini më mirë se të gjithë ne se për çfarë kanë nevojë qytetarët për një jetë më të mirë e të sigurt. Gjithashtu i dini rreziqet me të cilët përballen çdo ditë si aksesi në shërbime. Ka persona që tentojnë të minojnë demokracinë." tha ajo.
Për fuqizimin e sistemit teknologjik në disa qytete të rajonit, zv presidenti i BERZH për politikat dhe partneritetin, Mark Bouman tha se të interesuarit do të ndihmohen të implementojnë këtë program.
Pjesë e këtij programi janë kompanitë më të mëdha teknologjike në botë, si Microsoft, Amazona, Nokia e shumë të tjera, të cilat do të ofrojnë mbi të gjitha sigurinë e të dhënave të qytetarëve dhe institucioneve.