Kapet në Itali çifti shqiptar me 26 kg kokainë me foton e Al Capone-s, vlera në treg arrinte në 5 mln € (Pamje)

Dy shqiptarë u arrestuan nga policia italiane me 26 kilogramë kokainë e cila në treg kap vlerën e 5 milionë eurove. Çifti u arrestua pas kontrollit në makinën me targa suedeze. Qeni antidrogë zbuloi pakot poshte sediljeve të dy mjetit me të cilin udhëtonin dy shqiptarët të cilët dyshohet se janë korrierë të lëndës narkotike.

Një çift shqiptar që udhëtonte me një automjet me targa suedeze është kapur në Itali me 26 kg kokainë, e me vlerë tregu 5 milionë euro.

Ka përfunduar me arrest në burg, tentativa e një çifti shqiptar me dokumente suedeze që kishte udhëtuar deri në Foggia për të transportuar sasinë e drogës.

Autoritetet e Guardia di Finanza italiane e Foggias kanë sekuestruar 26 kg kokainë e kanë vënë në pranga një cift shqiptarë me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas Financës italiane kokaina e kapur e ndarë, në doza dhe e shitur në treg do t'i sillte për trafikantët një fitim prej rreth 5 milionë euro.

Kapet në Itali çifti shqiptar me 26 kg kokainë me foton e Al
Vendi ku ishte fshehur droga në makinë

Kapja e drogës qe e rastësishme pas një kontrolli që patrulla e Financës Italiane kreu në stacionin hekurudhor të San Severino.

Në vëmendjen e forcave policore u vu një autmjet me targa suedeze parkuar para stacionit. Lëvizjet e dyshimta të çiftit çuan në ekzekutimin e kontrollit të autoveturës.

Në dy sediljet e para të shoferit e të pasagjerit u gjetën dy vende të fshehta të manovruara me një sistem hidraulik ku ishin futur pakot me 26 kg kokainë.

Çifti shqiptar ka pasaporta suedeze e është shoqëruar në burgun e Foggias në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Kapet në Itali çifti shqiptar me 26 kg kokainë me foton e Al
Droga e sekuestruar