Daci: RTV Ora e pronat e familjes Ndroqi duhet të ishin rikthyer, është shtyrë procesi nga drejtësia

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Jordan Daci u shpreh se gjykata duhet të kishte rikthyer pronat e RTV Ora dhe pasuritë e tek pronarët e ligjshëm.

Ai tha se afati për sekuestro ka mbaruar qysh në 14 qershor 2022 dhe është paraqitur i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për çështjen, por shteti dhe drejtësia ka zvarritur çështjen.

Daci: Gjykata duhet të kishte rikthyer pronat tek pronarët e ligjshëm. Shpresojmë që të ndodhë kjo sepse do të shprehen pas nesër dhe të shpresojmë që të shprehet edhe për kalimin e afatit të konfiskimit. Ky afat ka mbaruar qysh në 14 qershor. Nuk po mbyllet me procedurë, sepse do t’i bëjmë publike të dhënat. Analiza financiare e nxjerr zotit Ndroqi me të ardhura plus me të ardhura të ligjshme.

Shuma e borxheve ka arritur një shumë të madhe, sepse shteti nuk ka interes për pasurinë e sekuestruar. Me ekspertët e gjykatës është konfirmuar bilanci pozitivi në favor të të ardhurave të ligjshme. Ne jemi në fazën përfundimtare të paraqitjes së aktit. Dokumentacioni është i plotë. Ne jemi drejtuar pas 2 muaj pas sekuestros me dokumente që të vazhdojë procesi. Shtyrja e procesi ka ndodhur për faj të keqfunksionimit të gjyqësorit.