Durrës, makina me drejtuese 36-vjeçaren përplas adoleshenten këmbësore

Një adoleshente mbeti e plagosur në orët e vona të pasdites së sotme në një aksident rrugor në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në lagjen nr. 8 Durrës.

Një automjet me drejtuese shtetasen A. T., 36 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen S. H., 18 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.