Sekuestro e RTV Ora, Daci: Ka nisur një procedurë arbitrazhi ndaj Shqipërisë, dëmi 130 mln euro

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Enis Daci u shpreh se tashmë ka një procedurë që është nisur në emër të Mimoza Ndroqi që është nënshtetase e BE-së.

Ai tha se në rastin e sekuestros së televizioneve dhe pasurive të tjera të zonjës Nroqi është një dëm në shumën për të cilët flitet sot është të paktën 130 milionë euro.

Daci: Është një procedurë që është nisur në emër të Mimoza Ndroqi që është nënshtetase e BE-së dhe zonja ka nisur një procedurë konkrete në arbitrazh kundër Shqipëri për një dëmshpërblim financiar për nisjen nga organi i akuzës. Shumë për të cilët flitet sot është të paktën 130 milionë euro.

Sot që flasim aset e zonjës Ndroqi janë të sekuestruar, do të thotë se ajo nuk mund të shfrytëzojnë benefitet e saj si pronare dhe aksionere, apo çdo të drejtë që ka një person si aset, duke futur këtu televizionet dhe pasuri të tjera të saj. Këto pasuri janë bërë me kredi bankare dhe pasuri të familjes. Ekspertiza imobiliare RTV Orës dhe tokës përreth është prej 60 milionë euro. nuk po flas këtu për biznesin e RTV Orës. Ylli Ndroqi nuk ka qenë dhe nuk është subjekt i antimafies.