Demalia: Sekuestroja e RTV Ora ka përfunduar, shkelet ligji ku drejtësia po i bindet Edi Ramës

Analisti Ilir Demalia ka komentuar vendimin për sekuestron e RTV Ora dhe Ora News, kur tashmë i ka kaluar afati kësaj sekuestroje.

Ai tha se shteti kështu po vepron në mënyrë arbitrare me urdhër të Edi Ramës, kur në fakt duhet të ishte drejtësia ajo që duhet të respektonte ligjin.

Demalia: Kjo është një shkelje e hapur e ligjit nga ata vetë duhet të zbatojnë ligjin. Çështja e Ylli Ndroqit ka kaluar çdo afat tashmë dhe për rrjedhojë çështje duhet të ishte pushuar. Vazhdohet sepse shteti në Shqipëri vepron në mënyrë arbitrare. Pra është ligji i Maliqit, Edi Rama dhe të çapaçuleve të tij në drejtësi që i binden. Kur mundon drejtësia kemi një shtet autoritarit. Këta shkelin ligjin që kanë shkruar vetë. Ky është shteti i Maliqit, i cili vepron arbitrarisht. Ligjet janë nul kështu.

Kjo nuk është papërgjegjshmëri. Kjo po ndodh edhe me qytetarët. Ky është një mal i padrejtësisë shoqërore. Kjo është një goditje për të goditur një medie që ka lënë një dritare të hapur për të folur të gjitha kahet politike. nuk janë ndaluar asnjë palë që të flasin për variantet e tyre në medie. Duan ta sekuestrojnë dhe t’ia japin një klienti të vet, ashtu sikurse është bërë me shumë prona të tjera. Këtu i ka hasur sharra në gozhdë sepse nuk i janë bindur fëlliqësirë Erion Veliaj.