“Ka mbaruar afati”, Daci: Pas 2 vitesh duhet të ishte shuar masa e sekuestros ndaj RTV Orës

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Jordan Daci u shpreh se ligji në raport me sekuestorn e RTV Ora e ka humbur kuptimin e tij.

Ai tha se ligji e parashikon që sekuestroja parashikohet deri në 2 vite nga vendimi për sekuestro, duke shtuar se ky afat tashmë ka mbaruar qysh në 2 gusht 2022.

Daci: Kemi zgjedhur me vetëdije që të mos merret si një presion për drejtësinë nga ana e gjykatës. Sot u prononcuam pas dy vitesh sepse ligji e ka humbur kuptimin e tij. Numri 2 nuk mund të interpretohet si 3. Pra ligji është i qartë. Ligji Antimafia e thotë qartësisht se prona nuk mund të bllokohet pafundësisht, prandaj shteti duhet ta vendosë brenda 2 viteve për sekuestron.

Nuk është se kemi pasur një reagim zyrtar për shtyrjen e këtyre afateve. Këto janë afate të prera ndaj pasurisë dhe afatet interpretohet në favor të personave që zbatohen në kuadër të këtyre masave. Ligji e përcakton se masa duhet të ishte shuar, pra masa e sekuestros.