Pogradec, banesa përfshihet nga flakët në fshatin Slabinjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2022, 17:38
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Slabinjë të njësisë Proptisht.
Sipas të dhënave paraprake nuk ka të lënduar në njerëz.
Në atë shtëpi banonin 4 anëtar të një familje.
"Rreth orës 17:20, në fshatin Slabinjë, njësia administrative Proptisht, ka rënë zjarr në banesat e shtetasve Ardian Sinani dhe djalit të tij Manuel Sinani Rezulton se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.", njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
