Rusia ka të ngjarë të shtojë sulmet ndaj objektivave civile në Ukrainë
Granatimet ruse goditën qytete dhe qyteza në një zonë të gjerë të Ukrainës gjatë natës, ka raportuar Associated Press.
Ministria britanike e Mbrojtjes ka paralajmëruar se Rusia ka të ngjarë të shtojë sulmet e saj ndaj objektivave civile, pasi pëson disfata në fushën e betejës.
Sakaq Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për provokim të luftimeve në Kherson, pasi një video tregonte përleshje në qendër të qytetit të pushtuar ukrainas të shtunën në mbrëmje.
Media zyrtare ruse Vesti-Crimea transmetoi një video të shtunën në mbrëmje që tregon një shkëmbim zjarri rreth dy automjeteve të blinduara pranë stacionit të trenit Kherson.
Të dielën në mëngjes, zëdhënësja e komandës së ushtrisë jugore të Ukrainës, Natalia Gumeniuk tha: "Të shtënat dhe shpërthimet e djeshme në Kherson janë provokime nga pushtuesit".
Javët e fundit ka pasur një sërë sulmesh të synuara kundër zyrtarëve pro-rusë në Kherson dhe në zona të tjera të pushtuara.
Russian shelling hit cities and towns across a wide stretch of Ukraine during the night, officials say. The British Defense Ministry has warned that Russia is likely to increase its attacks on civilian targets as it suffers battlefield defeats. https://t.co/pzV7l6REXS
— The Associated Press (@AP) September 18, 2022
