Erzeni surprizë e konfirmuar, shijakasit ngjiten në krye të Superiores
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2022, 19:56
Kahrimanovic në minutën e fundit, hero për Erzenin që nuk di të ndalet. Pasi rrëzoi Partizanin, skuadra shijakase zhyti në krizë totale Laçin që regjistron humbjen e katërt rresht në kampionat.
Ndeshje shumë e luftuar në Durrës ku debutuesit iu falën një goli në frymën e fundit për të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme dhe për t'u konfirmuar surpriza më e madhe e Superiores pas 5 javëve të para.
Erzeni merr kryesimin me 11 pikë, në pritje të ndeshjes së Partizanit që sfidon ditën e hënë Kukësin ndërsa Laçi rrezikon shumë me vetëm 3 pikë në 5 javë kampionat.



