Uzuni-gol, bomberi kuqezi nuk di të ndalet në Segunda (VIDEO)

Myrto Uzuni e ben ves. Sulmuesi i Kombëtares vjen në formë të shkëlqyer në grumbullimin kuqezi për dy ndeshjet e radhës.

Beratasi ka gjetur golin e gjashtë sezonal dhe këtë e ka bërë në ndeshjen Granada-Mirandes teksa zhbllokoi sfidën në minutën e 44 dhe më pas në të 75.

Gola shumë të rëndësishëm që konfirmojnë momentin fantastik të Uzunit në Segunda Division ku u shpall edhe lojtari më i mirë i muajit gusht.