Mike Tyson tymos marijuanë i pashqetëuar në rrugët e Chicagos (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2022, 14:50
Mike Tyson sfidon ligjin. Ish-kampioni i peshave super të rënda sfidon forcat e rendit teksa është fotografuar duke tymosur marijuanë në rrugët e Chicagos bashkë me ikonën e wrestling, Ric Flair.
Tyson dhe Flair janë bërë partnerë në biznesin e kanabisit “Tyson 2.0” ndërsa nuk ngurrojnë t’i bëjnë reklamë edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar.
Flair sot 73 vjeç, në vitin 2017 ra në gjendje koma për shkak të problemeve me veshkat por ky fakt nuk e pengon të shijojë jetën. Tyson gjithashtu prej kohësh ka probleme shëndetësore por ai njihet si përdorues i rregullt i marijuanës.
Smokin’ That Ric Flair Drip All Night Long With @MikeTyson! WOOOOO! @itstyson20 @adambwilks @ChadBronstein @Aloumis pic.twitter.com/DD8IFupQVr
— Ric Flair® (@RicFlairNatrBoy) September 14, 2022
