VENDIMI I DHIMBSHËM/ Roger Federer njofton lamtumirën nga tenisi i luajtur. Legjenda thotë “stop”
Sporti humbet legjendën e 3 dekadave të fundit. Momenti që të gjithë i trembeshin mbërriti, Roger Federer tërhiqet përfundimisht nga tenisi i luajtur në moshën 41-vjeçare. Njeriu që i dha famë kësaj loje dhe e bëri më të bukur, largohet përfundimisht pas një kalvari të gjatë dëmtimesh nga të cilat nuk e mori më veten asnjëherë.
Nëpërmjet një letre të hapur, fituesi i 20 turneve grand slam mes të cilave 6 Australian Open, 1 Ronald Garros, 8 Wimbledon dhe 5 US Open, njofton largimin e dhimbshëm nga fushat e tenisit. Në letrën e hapur, Federer bën me dije se Laver Cup, eveniment që do zhvillohet javën e ardhshme në “O2” të Londrës, do të jetë turneu që do të mbyllë karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme.
To my tennis family and beyond,
— Roger Federer (@rogerfederer) September 15, 2022
With Love,
Roger pic.twitter.com/1UISwK1NIN
“Nga të gjitha dhuratat që më ka bërë tenisi, më e madhja dhe e vyera është dashuria e njerëzve dhe personave që kam pasur fatin të njoh në këtë rrugë të gjatë. Prandaj dua të ndaj me të gjithë ju këtë lajm, Laver Cup do të jetë turneu im i fundit. Do të më mungojë gjithçka kam kaluar në 24 vitet e fundit edhe pse në 3 kam pasur probleme të mëdha që lidhen me dëmtimet. Tenisi më ka trajtuar në mënyrë bujare, madje më shumë se sa do ta kisha imagjinuar por tani duhet ta pranoj që ka ardhur momenti për ta mbyllur karrierën time në fusha.
Kam punuar shumë për t’u rikthyer por edhe trupi im ka limite. Jam 41 vjeç dhe kam luajtur më shumë se 1500 ndeshje në 24 vite. Jam me fat që jam ndeshur në disa sfida që nuk do t’i harroj kurrë. Beteja të shoqëruara nga pasioni dhe intensiteti. Jam përpjekur të luaj përherë në respektntë historisë së kësaj loje. Rivalët e mi më kanë shtyrë të arrij drejt limiteve të reja. Kam opasur fatin të luaj në 40 vende të ndryshme, kam qeshur, qarë, ndier gëzim dhe dhimbje dhe pas gjithë këtyre jam ndier i gjallë. Lojës së tenisit: të dua dhe asnjëherë nuk do të të braktis”.
Federer qëndrroi në vendin e parë të renditjes ATP për 237 javë rresht në vitet 2004-2008 dhe ky është një rekord që ai e mban edhe sot e kësaj dite. Gjatë viteve të fundit i është nënshtruar tre operacioneve në gju për të tentuar rikthimin në fushën e tenisit por pavarësisht përpjekjeve, gjatë dy viteve të fundit ka marrë pjesë vetëm në 3 grand slam nga 11 që janë luajtur në total.
103 titujt të fituar me 1251 fitore, FedEx konisiderohet si një nga sportistët më të mëdhenj të shekullit. Paraqitja e fundit e Federer ishte ajo e vitit të kaluar në Wimbledon ku u kualifikua deri në çerekfinale ndërsa triumfin e fundit e regjistroi në vitin 2018 në Australian Open në moshën 36-vjeçare kur u bë edhe njeriu i dytë më i moshuar që e arriti një gjë të tillë në “Open era”.
