Allegri nuk ka ndërmend të tërhiqet, klubi mendon të kundërtën
Klubi i dhuroi lojtarët që dëshironte në merkaton e verës por në këtë fillim-sezoni, Massimiliano Allegri duket në pozita të vështira. Humbja me Benfican duket se është pika që mbushi gotën dhe tani presidenti Agnelli mund të reflektojë rreth të ardhmes së trajnerit livornez në stolin e skuadrës. Ndryshe nga ambjenti që kërkon largimin e tij madje tifozët kanë krijuar edhe hashtagun “allegriout”, trajneri beson se të tilla vështirësi janë pjesë e punës.
“Unë në rrezik? Jo! Momentet e vështira janë pjesë e lojës. Gjëja e vetme që duhet të bëjmë është që të mbyllim gojën dhe të punojmë”.
Një fjali e qartë drejtuar lojtarëve, klubit dhe ambjentit. Massimiliano Allegri nuk ka asnjë dëshirë dhe qëllim të largohet nga stoli i “Zonjës së vjetër” pasi ai beson që skuadra mund të rikthehet në lojë dhe është ende herët për të marrë vendime ekstreme. A e mendon edhe klubi kështu? Pas mbrëmjes së djeshme, me siguri jo!
