Fier/ Në përgjim prej 3 javësh, arrestohet 33 vjeçari me vaj, grirëse dhe doza hashashi në banesë
Një 33 vjeçar është arrestuar në Fier, pasi shpërndante doza dhe vaj kanabisi.
I riu ishte në përgjim prej javësh ndërsa në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në banesë kanabis ën doza, grirëse hashashi, vaj hashashi dhe një shumë parash e dyshuar e përftuar nga kjo veprimtari.
Në kuadër të operacionit "Garden"u arrestua në flagrancë shtetasi E. I., 33 vjeç, banues në Fier.
"Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit E. I. dhe kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, doza me lëndë të dyshuar cannabis, një sasi vaji hashashi, një grirëse hashashi dhe një sasi parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike," njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.