Kapet me silenciator në çantë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës

Një 39 vjeçar është arrestuar pasi në çantë iu gjet një pistoletë një silenciator, një krehër

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", azuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ekol”. 

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: J. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një silenciator, një krehër, municion luftarak dhe një lënde të dyshuar narkotike kokainë" informoi policia e Tiranes.