Lali provokon Messin me foto të “nxehta”, sulmuesi e përjashton nga lista e miqve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2022, 17:03
Kur Lionel Messi të bën “unfollow” në rrjetet sociale, atëherë diçka e madhe ka ndodhur. Ky është rasti i këngëtares dhe aktores argjentinase, Lali Esposito e cila është përpjekur të “provokojë” kapitenin e kombëtares së vendit të saj por përfundimi ka qenë i dhimbshëm.
Messi i ka hequr “follow” nga Instagrami pasi ajo e ka shtuar në listën e miqve të ngushtë ku shpesh herë poston edhe foto jo shumë komode për një njeri lumturisht të martuar si numri 10. Publikisht ajo i ka kërkuar falje sulmuesit por kjo strategji nuk e ka ndihmuar.
Ndoshta, në këtë vendim ka dorë edhe bashkëshortja Antonella Roccuzo, ,më të cilin Messi është njohur që në fëmijëri dhe është femra që qëndron në krah të “pleshtit” prej më shumë se dy dekadash.



