Migen Memelli nuk i shpëton dënimit, 8 ndeshje pezullim për trajnerin e Skënderbeut

Disiplina me "dorë të hekurt" ndaj Skënderbeut. Në vendimet e ditës së sotme bie në sy dënimi me 8 javë pezullim nga çdo aktivitet zyrtar i trajnerit të Skënderbeut, Migen Memelli për sjelljen josportive në ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Dinamos që u mbyll në barazim.

Memelli duhet të konsumojë gjysmën e ketij dënimi dhe mund të rikthehet në stol për të kaluar në statusin "pezullim me kusht" por nëse sjellja josportive përsëritet gjatë 4 ndeshjeve me kusht, ai do të dënohet automatikisht me 6 muaj pezullim.

Me 10 ndeshje është dënuar edhe zyrtari i klubit korçar, Gentjan Lici. Në vendimet e datës 14 shtator, nuk mungojnë gjobat 50 mijë lekëshe për Partizanin e Teutën që refuzojnë të mbajnë stemën "Abissnet Superiore" në fanellë.