Filmon një grua në banjon publike, por e pëson keq, rrihet nga gruaja që kishte rrip të zi në Taekwondo
Një burrë tajlandez tentoi të filmonte fshehurazi një grua në një banjë publike, po ai u ndoq menjëherë dhe u rrah nga viktima, e cila kishte një rrip të zi në Taekwondo.
Të dielën, 17-vjeçar dyshohet se hyri në banjën e grave në një restorant të vendosur në rrethin Chachoengsao, Tajlandë, dhe u përpoq të filmonte një grua.
Gruaja 28-vjeçare, e cila thuhet se punon në restorant, vuri re telefonin që po filmonte dhe e ndoqi menjëherë të riun jashtë.
Në videon e kamerave të sigurisë, 17-vjeçari tenton të ikë me motorin e tij, por gruaja e kap atë dhe fillon ta rrahë.
Edhe pse djaloshi i ri e rrëzon gruan në një moment, ajo menjëherë bën një rrotullim prapa dhe ngrihet në këmbë.
Pasi e ka gjuajtur me grushte, gruaja vrapon përsëri në restorant ndërsa punonjësit e tjerë mblidhen në pjesën e përparme. Më pas ajo i rrëmben telefonin dhe ua tregon provat kolegëve të saj pak para se të fshinte videon.
Gruaja tha për mediat se ishte e tërbuar nga ajo që i riu po përpiqej të bënte dhe përdori aftësitë e saj në artet marciale për të dhunuar.
28-vjeçarja pohoi se ka fituar disa medalje të arta në Taekwondo dhe filloi të mësonte që në moshën 7-vjeçare për këtë sport.
