Video/ Levandovski injoron partnerin e sulmit te Bayerni, takon ish-shokët e skuadrës, por nuk i jep dorën vetëm Mylerit

Levandosvski u kthye shpejt në “Allianz Stadium”, por këtë herë zbriti në fushë si kundërshtar.

Përpara fillimit të sfidës, polaku ka shkuar të takojë ata që para pak muajve i kishte shokë skuadre.

Por menjëherë është publikuar video që po bën xhiron e rrjeteve sociale, ku ai shfaqet para sfidës Bajern-Barcelona, duke takuar ish-shokët e skuadrës bavareze.

Polaku shkoi të përshëndeste të gjithë ish-bashkëlojtarët me të cilët ndau shumë momente emocionuese, por një detaj shumë i fortë është vënë re duke ngritur pikëpyetje të mëdha për një krisje të mundshme mes Leves dhe Mylerit. Levandovski u jep dorën të gjithë ish-shokëve të ekipit, me përjashtim të Tomas Mylerit. Një veprim i çuditshëm që ngjante me një injorim që ai i bënte ish-shokut të skuadrës. Për më tepër shikoni videon.