Asllani debuton në Champions League, Inter rigjen fitoren (VIDEO)

Inter i bën dy fitoret rresht duke i dhënë vazhdimësi sezonit pas disa goditjeve të forta që mori mes kampionatit dhe Champions League. Në transfertën çeke kundër Viktoria Plzen vendosën Dzeko dhe Dumffries me nga një gol për pjesë në një ndeshje qe Plzen e mbylli me 10 lojtarë.

Transfertë e lehtë për zikaltërit që grumbullojnë 3 pikët e para në grupin e "ferrit" ku bëjnë pjesë edhe Bayern e Barcelona ndërsa për herë të parë këtë sezon Lautaro e nisi ndeshjen nga stoli. Në mbrojtje dha siguri Acerbi që debutoi me fanellën zikaltër ndërsa Dzeko u konfirmua njeriu i momentit. 

Kristjan Asllani u aktivizua në min. 84 pasi zuri vendin e Marcelo Brozovic duke debutuar në Europë. 

Në grupin D, Sportingu Lisbonës u mjaftua me tre minutat e kohës shtesë ku shënoi dy golat e fitores ndaj Tottenham. Sukses që e ngjit skuadrën luzitane në vendin e parë me pikë të plota.