Ibrahimovic nuk ka ndërmend të tërhiqet: Rikthehem shpejt, kam ende uri
Zlatan Ibrahimovic kërkon edhe pak durim përsa i përket datës së rikthimit në fushën e lojës por ai kërkon që kur ta bëjë një gjë të tillë të jetë në formën më të mirë të mundshme dhe të mos përballet me asnjë rrezik për një dëmtim tjetër. E ka kaluar kufirin e 4 dekadave por nuk ka asnjë qëllim të ndalet shtatlarti suedez i Milanit që duket se është gati për të nisur edhe një eksperiencë të re si trajner.
“Nëse them që do ta bëj, duhet ta bëj me çdo kusht. Nëse mendoj të bëj trajnerin do të thotë se mund të largohem nga futbolli i luajtur por nuk është kështu. Kam ende shumë uri dhe dëshira ime është të vazhdoj të korr suksese”.
Ndërkohë, Milani i tij po konkurron mes Italisë dhe Europë.
“Shokëve të skuadrës u kërkoj rezultatet pozitive çdo ditë. Duhet të jenë të disiplinuar në ndeshje dhe stërvitje. Do të ishte bukur kualifikimi në fazën tjetër të Champions por duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje pa lënë pas dore edhe kampionatin”.
