Meta: Shembulli i Azem Hajdarit frymëzon më shumë se kurrë për guxim dhe ndryshim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2022, 20:56
Kreu i Partisë së Lirisë ka vizituar ditën e sotme familjen e Azem Hajdarit.
Ai ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook një foto nga vizita.
Sakaq krahas fotos shkruan: “Kënaqësi të vizitoja sot familjen e dashur Hajdari për të kujtuar Liderin e Lëvizjes Studentore dhe të Dhjetorit '90, Azem Hajdarin. Shembulli i tij frymëzon më shumë se kurrë për Guxim dhe Ndryshim.”
