Kulla: Sulmet kibernetike mund të asgjësojnë një shtet, e gabuar që t’i kesh të dhënat në një vend

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, eksperti i sigurisë, Ilir Kulla u shpreh se marrëdhëniet tona me Iranin janë jo ekzistente.

Sipas tij, Një sulm kibernetik mund të çojë në asgjësimin e plotë të një shteti dhe prandaj është e gabuar që të gjitha të dhënat të futen në një thes pa mbrojtje.

Kulla: Marrëdhëniet tona me Iranin janë jo ekzistente. Një sulm kibernetik mund të çojë në asgjësimin e plotë të një shteti. Nuk është se jemi vetëm në sulmin virtual. Lufta kibernetike është si një virus për trupin e njeriut. Është një luftë komplekse.

Fillon me mjete teknologjike dhe kërkon një zgjidhe gjeopolitike. Është e gabuar që të gjitha të dhënat të futen në një thes dhe pa mbrojtje. Prandaj çdo institucion duhet të kishte thesin e vet.