“Vizioni i qeverisë i gabuar te arsimi”, Braimllari: Një fasadë, nxënësit paguajnë për transportin
Ish-deputeti Endrit Braimllari në një interzitë për Ora News me gazetaren Anila Zyberi foli rreth mungesës së vëmendjes nga ana qe qeverisë për arsimin në vend.
Sipa Braimllarit ajo që mungon është vullneti politik. Ai ngriti disa pyetje përgjigjet e së cilave flasin për problematikat që shoqerojnë arsimin e që lidhen me mungesën e politikave nga qeveria.
Sipas tij kjo qeveri që ka politikë shpopullimin, jo të zgjidhë problemet.
Endrit Braimllari: Prindërit paguajnë para për transport të shkollës. Kemi të bëjmë me një fasadë të qeverisë. Prindërit rëndohen, pagat janë të ulëta dhe kriza thellohet. E para duhet të ketë vullnet politik për të zgjidhur gjërat. Librat falas pse nuk i jep qeveria? Pse nuk rimburëson transportin? Pse nuk investon në arsimin professional? Kjo qeveri e ka degraduar arsimin profesional. Vizioni i qeverisë është i gabuar te arsimi. Sot nuk ka orientim për maturantët. Nuk ka bilanc të qeverisë që Shqipëria këto 20 vite a 30 vite ka nevojë për inxhinier, për jurist. Këto janë problemet e qeverisë. Thjesht mungon vullneti për të shërbyer. Kemi një qeveri që ka politikë shpopullimin, jo të zgjidhë problemet. Mungon stimulim politikash me vende pune të mirëpaguara. Të përballojnë kostot e jetesës. Të mos jenë militantët pjesë e administratës. Kjo qeverie ka bllokuar ciklin ekonomik të vendit dhe të detyron të largohesh. Sot nuk ka sistem meritokracie në vend.
