Larg propagandës së Veliajt, Astiri mbytet nga malet e plehrave, nuk duket asgjëkund bashkia

Është mbrëmje dhe Astiri duket i përmbytur nga plehrat.

Këto janë pamjet që sjell Ora News nga Astiri sot, ku duket qartë se koshat e plehrave në këtë zonë janë të tejmbushur.

Pavarësisht kësaj situata nuk duket kush nga bashkia e Tiranës dhe ndërmarrja e pastrimit për t’i pastruar këta kosha.

Kryebashkiaku Erion Veliaj shumë herë në daljet e tij e ka cilësuar Tiranës si një qytet super të pasur duke thënë se ai kalon edhe New York-ut për pastrimin e plehrave, por pamjet flasin vetë.

Po ashtu Veliaj nuk nguron që të postojë foto edhe duke pastruar ndonjë qesë apo mbeturinë të vogël në rrugë nga punonjësit e bashkisë në rrjetet sociale, por duket se malet e plehrave nuk i sheh.

Larg propagandës së Veliajt, Astiri mbytet nga malet e plehrave, nuk

Larg propagandës së Veliajt, Astiri mbytet nga malet e plehrave, nuk