Britanikët nderojnë monarken në ditën e parë të ceremonisë në katedralen e Edinburgut
Britanikët nisin nderimet këtë të hënë në katedralen e Edingburgut, ku qëndron trupi I mbretëreshës Elizabeth II. Mijëra qytetarë janë vendosur në rradhë për të parë arkivolin ku qëndron monarkja.
Këtë të hënë qytetarët në Britani do të kenë mundësinë e parë për të bërë nderime para arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II, i cili qëndron në katedralen e Edinburgut.
Këto janë pamjet që vijnë nga katedralja e Edinburgut ku qëndron trupi i mbretëreshës.
Do të jetë fjalimi I mbretit Charles III ai që do të hapë ceremoninë teksa nderimet do të vijojnë përpara funeralit shtetëror të mbretërëshës më 19 shtator.
Monarku i ri do të ecë pas arkivolit të madhërisë së saj nga pallati Holyroodhouse, ku mbërriti të dielën pasi bëri një udhëtim rrugor gjashtë-orësh nga Kalaja Balmoral, deri në katedrale.
Mijëra njerëz u rreshtuan për të parë arkivolin e veshur me flamur në Katedralen e Shën Giles në kryeqytetin skocez, një javë para funeralit të saj në Londër.
Turmat e njerëzve dolën në kryeqytetin skocez të dielën, teksa kortezhi që mbante mbretëreshën kaloi nëpër qytet dhe u shoqërua me brohoritje, lule dhe qytetarë që derdhnin lot në shenjë respekti.
Imazhet e arkivolit të mbështjellë në Royal Standard të Skocisë dominuan të hënën faqet e para të gazetave britanike.
