Funerali i mbretëreshës Elizabeth në 19 shtatorit, William: Do ta kem të vështirë të mësohem me humbjen e gjyshes

Princi tha se do të mbështeste mbretin Charles në çdo mënyrë të mundshme për nder të mbretëreshës Elizabeth

Buckingham Palace ka njoftuar se varrimi i Mbretëreshës Elizabeth do të bëhet të hënën, më 19 shtator.

Qytetarët britanikë do të jenë në gjendje të bëjnë nderimet e tyre ndërsa arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth do të çohet në Katedralen St Giles në Edinburg të hënën më 12 shtator dhe në Pallatin e Westminster në Londër të mërkurën më 14 shtator.

Më herët sot, 48 orë pas vdekjes së nënës së tij, Princi Charles Philip Arthur George u shpall zyrtarisht mbret, me emrin Charles III.

Duhet të theksohet se një nga vendimet e para të Charles si mbret ishte miratimi i shpalljes së festës publike në ditën kur nëna e tij do të varroset.

"Duhet kohë për t'u mësuar me realitetin e jetës pa gjyshen"

Princi William, trashëgimtari i fronit britanik, tha sot se do të mbështesë babain e tij Mbretin Charles III "në çdo mënyrë të mundshme" për nder të gjyshes së tij Mbretëreshës Elizabeth II.

“E dija se kjo ditë do të vinte, por më duhet kohë që të mësohem me realitetin e jetës pa gjyshen”, tha Princi William në një deklaratë.