Paketa anti-krizë, farsë! Plani gjerman për kursimin e energjisë, më i kushtueshëm se mbajtja e dritave ndezur

Kriza energjetike ka konfuzuar edhe idetë e qeverisë për të dalë nga situata e keqe. Një plan i Ministrisë së Ekonomisë për të kursyer energji ka rezultuar farsë pasi zbatimi i tij do të ishte më i kushtueshëm se mbajtja e dritave ndezur.

Plani i qeverisë gjermane për përballimin e krizës energjetike rezulton më i kushtueshëm se sa lënia e dritave ndezur.

Sipas medieve gjermane, plani për fikjen e ekraneve të reklamave gjatë natës do të jetë më i kushtueshëm se sa mbajtja e tyre ndezur.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shoqata gjermane e reklamave ka thënë për gazetën Die Welt se realizimi i fikjes së tabelave të reklamave do të kërkonte instalimin e kohëmatësve dhe ngrohësve të ekraneve reklamuese.

Sipas rregullores së re anti-krizë të paraqitur nga ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, ekranet e reklamave dhe tabelat e neonit në të gjithë Gjermaninë do të duhet të fikeshin natën dhe pjesën më të madhe të ditës nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 16:00 të pasdites duke filluar nga 1 shtatori.

Shoqata gjermane e reklamave shpjegoi se organizatës i mungojnë fondet materiale dhe punëtorët e aftë për të kryer me shpejtësi punën dhe se ndriçimi në sistemet e reklamave të jashtme është një burim nxehtësie që parandalon që panelet e ekranit të fiken.

Numri i madh i tabelave reklamuese me ndriçim, rreth 92 500 do ta bënte procesin e konvertimit të tyre me standardet e reja të pamundur për kohën që do të marrë, ndërsa masa anti-krizë është e vlefshme deri në shkurtin e 2023-shit.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, urdhëresa duhet të shkurtonte rreth 2% të konsumit të energjisë.