Shpallet zyrtarisht monarku i ri i Anglisë, mbreti Charles III

Mbreti Charles III është shpallur zyrtarisht Mbret nga Këshilli i Aderimit, të cilët thanë dhe lutjen mbretërore "Zoti ruaj Mbretin", pas së cilës u nënshkruan dokumentet.

Presidentja Penny Mordaunt ka publikuar hapat e ardhshëm të Proklamatës, të cilat përfshijnë urdhërimin që konfirmimi i pranimit të Mbretit të lexohet në mbarë vendin në Londër, Edinburg, Cardiff dhe Belfast.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ajo dha gjithashtu urdhrin që përshëndetjet me armë të bëheshin sapo të lexohet Proklamata kryesore në orën 11:00  nga ballkoni i Gjykatës Friary.

Këto përshëndetje do të zhvillohen në të gjithë vendin, në Kështjellën e Edinburgut, Kalanë e Cardiff, Kalanë Hillsborough, Kullën e Londrës dhe në Hyde Park.