"Ukraina rimerr tokat e veta", ushtria çliroi 1 000 km territor për një javë

Ukraina po vijon operacionin e saj të posaçëm për çlirimin e territoreve të pushtuara nga rusët. Në një javë ushtria ukrainase ka rimarrë rreth 1000 kilometra territor, ndërsa krahas forcat ukrainase po shkojnë në kufi me Donbasin.

Kievi pretendon se ka rimarrë më shumë se 1 000 metra katrorë territor në jug dhe lindje të vendit nga Rusia gjatë javës së kaluar.

Në adresimin e tij të mbrëmjes, kreu i shtetit Vollodimir Zelenski tha se më shumë vendbanime ishin çliruar në rajonin e Karkivit.

"Që nga sot, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë çliruar dhe vënë nën kontroll më shumë se 30 vendbanime në rajonin e Kharkiv. Në disa fshatra të rajonit vijojnë kontrollet e sigurisë. Ne gradualisht po marrim kontrollin e vendbanimeve të reja. Ne po kthejmë flamurin ukrainas dhe mbrojtjen për qytetarët tanë kudo," tha Zelenski.

Moska e pranoi se forcat ukrainase kishin arritur të korrnin një fitore të rëndësishme në rajonin e Karkivit.

Ushtria e Moskës po ashtu po evakuon popullsinë pro-ruse në një qendër të rëndësishme në pjesën e Karkivit të kontrolluar nga Rusia.

Ofensiva juglindore e Kharkiv do t'i afronte gjithashtu trupat e Ukrainës me rajonin lindor të Donetsk, mbi të cilin Rusia ka mbajtur kontroll të konsiderueshëm ushtarak që nga fillimi i luftës gjashtë muaj më parë.

Megjithatë, Moska po dërgon përforcime në rajon në rrugë dhe nga ajri.