Diskutimet mbi testamentin e Elizabetës: A është përjashtuar Harry nga gjithçka?
Elizabeta II mund ta ketë ndryshuar testamentin e saj në gusht, duke e përjashtuar Harry-t nga çdo përfitim.
Përveç djalit të dytë të Charles dhe Lady Dianës, jashtë testamentit do të mbeteshin edhe dy stërnipërit e mbretëreshës: i parëlinduri Archie dhe Lilibet.
Sipas vlerësimeve të Forbes, monarkia britanike në tërësi ka rreth 88 miliardë dollarë dhe Madhëria e saj i zotëronte personalisht 447 milionë, që tani do të jepen për familjen e saj.
Për javë të tëra, tabloidet britanike kanë folur për trashëgiminë, duke supozuar se ai që nuk do të shohë asnjë edhe një qindarkë të asaj pasurie do të jetë rebeli Harry.
Ky i fundit mbërriti i fundit në Balmoral - kur Pallati Buckingham kishte përhapur lajmin për vdekjen e Mbretëreshës një orë e gjysmë më parë.
Duket se në vendimin e Elizabetës për të ndryshuar dëshirat e saj të fundit mund të kishte qenë zgjedhja e Dukës së Sussex-it dy vjet më parë kur hoqën dorë nga Familja Mbretërore.
Kur Princesha Diana vdiq në vitin 1997, paratë e saj u ndanë në mënyrë të barabartë mes dy fëmijëve.
Pesë vjet më vonë, kur mamaja e Elisabetës vdiq, princi trashëgoi pjesën më të madhe të pasurisë prej 14 milionë paund (27 milionë dollarë), ndërsa vëllai i tij më i madh William, mori shumë me pak.
Arsyeja ishte se William është i dyti në radhën e fronit, ndërsa nëna e Mbretëreshës Elizabet donte të mbronte të ardhmen financiare të Harry-t.
