Përplasen dy trena në Kroaci, tre të vdekur deri tani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2022, 08:49
Një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash janë përplasur mbrëmjen e djeshme në afërsi të Rajiqit, kroaci.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 ndërsa raportohet dhe për viktima.
Sipas informacioneve të fundit, është konfirmuar se tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 11 janë lënduar. Informacionet jozyrtare thonë se në mesin e të plagosurve janë edhe disa të huaj shtetas të Iranit.
Të gjitha shërbimet e gatishmërisë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës dhe hetimi është duke u zhvilluar.
Kryeministri Andrej Plenkoviq ka vizituar mbrëmë vendin e aksidentit me ministrat, të cilët kanë thënë se ishte një aksident që njerëzit nuk e kishin parë më parë, shkruan media kroate.
