Përse mbretëresha Elisabeth zgjidhte të vishej me ngjyra të ndezura, ja çfarë fshihej pas saj
Mbretëresha Elisabeth mund të themi ka bërë një jetë plot me ngjyra. Veshjet e saj në çdo dalje publike, ishin në ngjyra të ndryshme, të ndezura e plot jetë.
Garderoba e monarkes ishte organizuar në mënyrë të tillë që kurrë të mos vishte dy herë të njëjtën. Por çfarë fshihet pas këtyre ngjyrave të ndezura që ajo përdorte?
Monarkja zgjidhte qëllimisht këto modele, me qëllim që të binte sa më shumë në sy në daljet mbretërore e të mund të dallohej shpejt. Gjatësia nuk ishte në favorin e saj, ndaj ajo zgjidhte të luante me ngjyrat.
Megjithatë ngjyrat nuk zgjidheshin rastësisht, por secila prej tyre përshtatej me natyrën e vendit apo ceremonisë ku do të merrte pjesë.
Kur vizitonte një vend të huaj, zgjidhte të vishej me ngjyrat e flamurit të atij vendi. Në rastet kur kishte pjesëmarrje të fëmijëve, zgjidhte ngjyra të ndezura, kapelet kishin gjithmonë fjongo, pupla ose motive lulesh për të tërhequr të vegjlit.
Sa i përket ngjyrave, e verdha simbolizonte lumturinë. Këtë ngjyrë ajo e veshi dhe në dasmën e William dhe Kate.
E gjelbra simbolizonte ngjyrën zyrtare të kombit. Megjithatë thuhet se ngjyra e saj e preferuar ishte bluja, pasi i falte shumë qetësi. Më pas vinin roza, vjollca, e kuqja etj.



